Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjen kundër Irlandës, që zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në Dublin.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda e ka liruar sulmuesin nga grumbullimi për shkak të një lëndimi, i cili ia pamundëson paraqitjen në këtë përballje, përcjell albinfo.ch.
Nga grumbullimi është liruar edhe Veldin Hoxha. Ai është i pezulluar pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, në ndeshjen e së shtunës kundër Izraelit.
Kështu, Kosova do ta zhvillojë pa këta dy futbollistë takimin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Dardanët renditen të dytët në Grupin B3 me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda. Kosovës i mjafton edhe barazimi në Dublin për ta ruajtur pozitën e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin për ngjitje në Ligën A./Albinfo.ch