Skip to content

Shiroka Pula ndjek ndeshjen Kosovë-Izrael, falënderon futbollistët për angazhimin

Nga stadiumi "Fadil Vokrri", presidentja vlerësoi përkushtimin e Dardanëve dhe i inkurajoi të vazhdojnë me besim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka vlerësuar lojën dhe përkushtimin e futbollistëve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në përfaqësimin e Kosovës.

“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes Shiroka Pula.

Përballja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit përfundoi me rezultatin 0:0./Albinfo.ch