Skip to content

Pse Cyrihu nuk është më motori më i fuqishëm ekonomik i Zvicrës?

Sipas të dhënave të reja të Entit Federal të Statistikave, rajoni i Liqenit të Gjenevës ka tejkaluar Cyrihun në fuqinë ekonomike. Në vitin 2024, ai gjeneroi rreth 190 miliardë franga, kundrejt 167 miliardë frangave të Cyrihut.

Cyrihu nuk është më rajoni me ekonominë më të fuqishme në Zvicër. Sipas statistikave të reja federale, vendin e parë e ka marrë rajoni i Liqenit të Gjenevës, i cili përfshin kantonet Gjenevë, Vaud dhe Valis, transmeton albinfo.ch.

Në vitin 2024, ky rajon realizoi një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 190 miliardë frangash, ndërsa Cyrihu arriti në 167 miliardë franga, rreth 12 për qind më pak.

Përveç humbjes së pozitës së parë, Cyrihu po përballet edhe me shqetësime për largimin e disa institucioneve financiare. Bankat Vontobel dhe Cembra kanë paralajmëruar zhvendosjen e selive të tyre në kantone të tjera, çka nënkupton edhe humbjen e rreth 2160 vendeve të punës në qendrën financiare të qytetit.

Ndërkohë, sipas të dhënave të përmendura, Cyrihu po shënon rritje më të ngadaltë ekonomike se Vaud dhe renditet vetëm në vendin e gjashtë për prodhimin e brendshëm bruto për banor./Albinfo.ch