Një incident në karuselin gjigant “Aeronaut” në Panairin e Vjeshtës në Bazel ka shkaktuar momente frike për vizitorët, pasi atraksioni me lartësi prej 85 metrash ndaloi papritur gjatë funksionimit të shtunën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch.
Pasagjerët mbetën të bllokuar në ulëset e tyre, dhjetëra metra mbi tokë, për më shumë se një orë, ndërsa temperaturat ishin të ulëta.
Në mesin e tyre ishte edhe 17-vjeçari Nevio, i cili tregoi se defekti ndodhi pak pas orës 23:00, ndërsa pasagjerët arritën të zbrisnin vetëm pak pas mesnatës.
Pavarësisht frikës dhe pritjes së gjatë, të gjithë pasagjerët u evakuuan pa lëndime. Si kompensim për incidentin, operatori i atraksionit u dha secilit nga 100 franga./Albinfo.ch