Integrimi
Futboll: Zemra e tyre, e ndarë mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Talenti është një pasuri e çmuar të cilin duhet ditur ta kultivosh. Por, po ky talent nganjëherë mund të shndërrohet në një problem. Ai mund të bëhet edhe shkaktar i vuajtjes. Kjo duket të jetë veçanërisht e vërtetë kur pyetni futbollistët që kanë dy shtetësi dhe që gjendën para një situate të vështirë. Një situatë e cila u shkakton shumë dhimbje, sidomos nëse vendi në të cilin ata janë rritur dhe vendi i tyre i origjinës u kërkojnë njëkohësisht të luajnë në ekipin e tyre kombëtar. Zgjidhni mes tokës e cila ju ka ushqyër dhe asaj të prindërve tuaj; dilema është e madhe. Vendimi mund të japë zhgënjime dhe pakënaqësi. Kështu e përshkruajnë gazetat frankofone situatën me të cilën ballafaqohen djelmoshat shqiptaro-zviceranë në futboll.
“Një pasion i vërtetë”
Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka janë kritikuar për faktin se ata kanë privilegjuar Zvicrën në vend të Shqipërisë. Ndërsa Ivan Rakitic ka marrë një kërcënim me vdekje pasi që kishte vendosur të mbronte ngjyrat e Kroacisë në vend se ato të Zvicrës. Po gjeneratat e reja, drejt cilit drejtim do të shkojnë? Kualifikimi i shqiptarëve për Kampionatin e ardhshëm evropian vë veçanërisht çështjen në tavolinë dhe ofron përgjigje të ndryshme.
Swiss International M20, i lindur në Gjenevë, i trajnuar në Servette dhe aktualisht në Carouge, Meriton Bytyqi nuk fsheh gëzimin për fitoren e ekipit të Shqipërisë. Ai edhe endërron që të luaj një herë me shqiponjën në krah, për Shqipërinë. “Është e bukur për ta parë dhe ëndërruar,” thotë ai. Shqipëria, është vendi i rrënjëve të mia, unë kam qenë gjithmonë afër. Jam rritur me këtë kulturë falë prindërve të mi dhe jam shumë krenar për këtë. Ka dy vite që federata e futbollit më ka kontaktuar por unë nuk kam vendosur ende asgjë ”
19 vjeç (i lindur më 18 mars 1996), mbrojtësi i talentuar i qendrës, Meritoni është ende në prehër të ASF-it (Federatës Zvicerane të Futbollit). I kërkuar në të gjitha ekipet e të rinjve deri më tani, ai thotë se kënaqet dhe se takon njerëz të mirë. Por kur do të vijë momenti për të vëndosur, ai nuk përjashton mundësinë se ndoshta do t’i bashkohet ekipit me ngjyra shqiptare. “Ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk pushon të përparojë dhe, përveç përvojës, ai nuk duket më poshtë se ai i Zvicrës, thotë ai. Dhe mbi të gjitha, në Shqipëri ekziston një pasion i vërtetë për futbollin. Atje, lojtarët janë heronj “.
Respekti i të afërmve
Ja pra kjo është ëndërra e një futbollist i cili sapo ka nisur të lulëzojë, dhe që është premtues për Gjenevën. Por, ai megjithatë tregohet i kujdesshëm dhe modest. Meritoni preferon të mos bëjë deklarata të thella në lidhje me synimet e tij të ardhshme. Ai thotë se është i durueshëm dhe se nëse të dy shtetet kërkojnë prezencën e tij, ai do ta marrë vendimin e tij pa frikë. Meritoni tregon se ka biseduar për këtë çështje me të afërmit e tij, dhe se ata do të respektojnë vendimin e tij, cilido që të jetë.
Për homologun e tij Jetmir Krasniqi, gjërat janë mjaft ndryshe. Lojtari i Swiss International M21, nga qyteti i Nyon-it, i cili luan në Challenge League me Celestini Lausanne-Sport, ai ka shpallur se dëshiron të luajë për Zvicrën. “Unë i jam përgjigjur thirrjes pa një mendim të dytë,” thotë ai. Por sot, ai megjithatë pranon se zemra e tij rrah sërish për Shqipërinë…
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











