Shkurt.ch
Më shumë vende për zanat se sa nxënës të interesuar për to
Vetëm 85.000 vende për mësim zanati nga 94.000 gjithsej, edhe janë plotësuar nga të interesuarit. Për vendet tjera në dispozicion nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm
Ky vit është viti i dytë me radhë që në Zvicër ofrohen më shumë vende zanati (ose kualifikimi profesional të nxënësve) se sa ka të interesuar për t`i zënë ato.
Në fund të gushtit kanë qenë të regjistruar 93.000 nxënës ose të rinj që kanë qenë duke kërkuar një vend mësimi për zanat, ndërkohë që ekonomia ka ofruar 94.000 vende të tilla.
Por në fakt vetëm 85.000 vende për mësim zanati edhe janë plotësuar nga të interesuarit. Për vendet tjera në dispozicion nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, thuhet në barometrin e dytë vjetor të vendeve për mësim të zanatit.
Për përpilimin e këtij barometri janë pyetur në mënyrë telefonike 2550 të rinj. Anketën e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik “Link”, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Arsim, Shkencë dhe Inovaion.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











