Forumi B2B Zvicër–Kosovë mblodhi më 28 tetor 2026, në Starling Hotel në Saint-Sulpice pranë Lausanne-s, 25 kompani prodhuese nga Kosova dhe përfaqësues të bizneseve shqiptaro-zvicerane.
Kompanitë prezantuan produktet e tyre në sektorët e drurit dhe mobiljeve, shtëpive të parafabrikuara, metaleve dhe tekstilit. Përmes takimeve B2B, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe shqyrtuan mundësi konkrete bashkëpunimi dhe plasimi të produkteve kosovare në tregun zviceran.
Forumi B2B u organizua nga albinfo.ch, Think B, Groupe Orllati SA dhe Probat Group SA, në bashkëpunim me SHPDK-në, me mbështetjen e projektit GROW, të financuar nga SIDA dhe të implementuar nga Swisscontact në Kosovë.
Në ditën e dytë, përfaqësuesit e kompanive nga Kosova do të vizitojnë kompani shqiptaro-zvicerane në Lausanne.