Shkurt.ch
Çdo i treti zviceran blen në shitoret gjermane
10 vjet më parë, Aldi ka hapur katër dyqanet e saj të parë në Zvicër. Më 2009 erdhi edhe Lidl dhe filloi me trembëdhjetë filialet e saj. Në atë kohë ishin pritur me skepticizëm të madh
Në fillim janë parë me sy kritik, por tani janë më të kërkuarit në Zvicër. Bëhet fjalë për shitoret e firmave gjermane Aldi dhe Lidl.
Comparis, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit ka pyetur zviceranët se ku blejnë produkte ushqimore. Zviceranët ende preferojnë të blejnë në Migros dhe Coop. Edhe pse një në tre zviceran të paktën një herë në muaj blen te konkurrenca.
10 vjet më parë, Aldi ka hapur katër dyqanet e saj të parë në Zvicër. Më 2009 erdhi edhe Lidl dhe filloi me trembëdhjetë filialet e saj. Në atë kohë ishin pritur me skepticizëm të madh. Sot ka një total prej 280 dyqanesh. Shitoret e lira gjermane në Zvicër kanë kapur zemrat e zviceranëve, thotë sondazhi nga comparis.ch.
3 nga 4 të anketuarit gjejnë të paktën një nga produktet me çmime më të ulta në Aldi dhe Lidl. “Vetëm 24 për qind e të anketuarve kurrë nuk kanë qenë në një dyqan të tillë,” tha Ralf Beyeler, redaktor teknik i comparis.ch.
33 për qind janë përgjigjur se ata të shkojnë të paktën një herë në muaj në njërën nga shitoret gjermane.
Edhe pse dyqane me produkte të lira kanë luftuar për vendin e tyre në Zvicër në 10 vitet e fundit, mbeten Migros dhe Coop mbeten top diskontet e preferuar për zviceranët.
Më shumë se gjysma e të anketuarve të blejnë produktet e tyre për nevojat e përditshme ende në Migros (53 për qind), pasuar nga Coop (35 për qind).
Vetëm një në dhjetë preferojnë dyqane të tjera si: Aldi, Denner, Lidl, Spar, Vog etj.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











