Të paktën 64 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy trenave në Spanjë, raportojnë mediat vendase. Në momentin e aksidentit, në të dy trenat ndodheshin gjithsej 544 pasagjerë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të personave të lënduar, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve, disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Përmasat e tragjedisë mbeten të mëdha, ndërsa priten informacione të tjera nga autoritetet spanjolle për rrethanat e aksidentit dhe bilancin e plotë të viktimave./Albinfo.ch