Martin Marku ka bërë betimin si këshilltar komunal në qytetin e Grazit, në Austri, duke zyrtarizuar kështu marrjen e detyrës pas zgjedhjes së tij në muajin korrik. Me këtë rast, ai u është drejtuar qytetarëve dhe votuesve me një mesazh falënderimi, duke u zotuar se do të jetë në shërbim të tyre gjatë pesë viteve të ardhshme, shkruan albinfo.at.
Pas betimit, Marku ka shprehur mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen e marrë nga votuesit, duke theksuar se do të jetë i gatshëm t’i dëgjojë shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve dhe të angazhohet me përgjegjësi në ushtrimin e mandatit.
“Të dashur qytetarë dhe votues, ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj! Pas betimit, ju siguroj se do të jem gjithmonë i gatshëm t’ju dëgjoj dhe t’ju shërbej me përkushtim e përgjegjësi”, ka shkruar Marku.
Ai ka shprehur bindjen se gjatë mandatit pesëvjeçar do të arrijë ta arsyetojë besimin e qytetarëve, duke e konsideruar detyrën e re si përgjegjësi ndaj atyre që e mbështetën.
“Besoj se gjatë pesë viteve të ardhshme do të jem në shërbimin tuaj dhe do ta justifikoj besimin që më keni dhënë”, ka theksuar ai, duke falënderuar të gjithë mbështetësit.
Zgjedhja dhe betimi i Martin Markut shënojnë fillimin e angazhimit të tij në institucionet komunale të Grazit, ku ai do të përfaqësojë qytetarët gjatë mandatit të ardhshëm./Albinfo.at

