Shkurt.ch
Kroacia hapi kufijtë për refugjatët
Kroacia hapi kufirin me Serbinë të hënën pasdite, duke lejuar kalimin e 3 mijë emigrantëve që më parë kishin mbetur të bllokuar në mot të ftohtë dhe me shi të dendur për afro dy ditë.
Melita Sunjic, një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, që ndodhet në pikën kufitare Berkasovo, tha për VoA se “pa asnjë lajmërim, kufijtë u hapën”.
Kur kufijtë u hapën, të gjithë “u dyndën” për të kaluar në anën tjetër.
Nuk ishte menjëherë e qartë pse Kroacia pa pritur lejoi hyrjen në masë.
Bllokimi ndodhi kur Hungaria mbylli kalimin kufitar me Kroacinë të shtunën, duke detyruar autobusët të marrin një rrugë më të gjatë nëpër Slloveni, e cila ka vendosur të kufizojë numrin e migrantëve që hyjnë çdo ditë.
Zonja Sunjic tha të hënën se 10 mijë emigrantë hynë në Serbi nga Maqedonia të dielën, një numër më i madh sesa mesatarja e përditshme gjatë muajit të fundit, duke krijuar një efekt domino kur Sllovania ngadalësoi valën e emigrantëve përmes Ballkanit duke kufizuar numrin e hyrjes së tyre në 2 mijë e 500 në ditë.
Deri nga fundi i vitit BE-ja mund të presë rreth 700 mijë emigrantë që largohen nga lufta dhe varfëria nga vende si Siria dhe Afganistani.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










