Kancelari austriak, Christian Stöcker, në Samitin e “Procesit të Berlinit” që po mbahet në Mal të Zi, ka kërkuar pranim të shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke përfshirë edhe heqjen e roming-ut dhe pengesave për transfertat e parave.
“Kjo do t’u sillte dobi edhe shumë njerëzve në Austri. Më shumë se 500 mijë persona në Austri, kanë rrënjë ose familje në Ballkanin Perëndimor. Komunikimi i tyre duhet të bëhet më i lehtë dhe më i lirë”, ka thënë ai, raporton heute.at, përcjell albinfo.at.
“Kjo është e pashpjegueshme.”
Stöcker po ashtu, shtoi: “Është e pashpjegueshme pse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë në një pozitë më të keqe se Ukraina apo Moldavia.”
Kancelari dëshiron gjithashtu të lehtësojë kufizimet financiare. Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Zonës së Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA) sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo duhet të thjeshtojë transfertat ndërkufitare.
Austria do të mbajë presidencën nga viti 2027
Në të njëjtën kohë, Stöcker njoftoi se Austria do të marrë presidencën e të ashtuquajturit Samiti i “Procesit të Berlinit” në vitin 2027.
Në këtë proces, shtetet evropiane po punojnë për ta afruar më shumë me BE-në, shtetet si: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
“Qëllimi kryesor i Austrisë është të bashkojë të rinjtë përtej kufijve, të kapërcejë konfliktet e vjetra dhe të forcojë bashkëpunimin midis shteteve të Ballkanit” ka thënë Stöcker, transmeton albinfo.at
Sipas tij, brezi i ardhshëm ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane.