Skip to content

Alarm në aeroplanin e Austrian Airlines, ateron urgjentisht në Sofje

Alarmi u aktivizua nga zbulimi i një “objekti të dyshimtë” në aeroplan, me ekuipazhin që lëshoi një sinjal emergjence

Një aeroplan i Austrian Airlines që fluturonte nga Tel Avivi për në Vjenë bëri një ulje emergjente në Sofje të Bullgarisë, për shkak të një kërcënimi të dyshuar për sigurinë gjatë fluturimit.

Sipas “Times of Israel”, alarmi u aktivizua nga zbulimi i një “objekti të dyshimtë” në aeroplan, me ekuipazhin që lëshoi ​​një sinjal emergjence.

Pasagjerët në fluturim i thanë medias izraelite Ynet se ulja e detyruar lidhej me një informacion anonim për një bombë në bord, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.

Aeroplani u ul në kryeqytetin bullgar, ku zbritën pasagjerët, raportoi Ynet. Deri më tani, prania e një pajisjeje shpërthyese nuk është konfirmuar dhe mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht alarmin.