Kosova
Hamza: Nuk pranojmë që UÇK-ja të bëhet objekt i transaksionit për çfarëdo çështjeje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur përmes një konference për media ofertës së bërë më herët nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Hamza e ka cilësuar situatën aktuale si serioze për vendin, duke thënë se çështjet që po diskutohen kanë të bëjnë me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të trajtohen si pjesë e një pazari politik në momentet e fundit.
“Kjo që po shohim e dëgjojmë nuk është aspak serioze për vendin dhe temat për të cilat po bisedojmë. Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazar të minutave të fundit”, deklaroi Hamza.
Ai u ndal edhe te çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se kjo nuk është çështje që, sipas tij, i takon vetëm PDK-së.
“Po flasim për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Po flasim për luftën e drejtë të UÇK-së. UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike”, tha ai.
Hamza akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti se synojnë të kenë kontroll mbi institucionet e shtetit.
“Qëllimi politik është me pas një president politik dhe me përmbyll kapjen e institucioneve të shtetit”, u shpreh Hamza.
Kreu i PDK-së tha se partia e tij mbetet e hapur për bisedime, por theksoi se nuk mund të ketë marrëveshje pa dakordim mes palëve.
“Jo president pa marrëveshje. PDK-ja është e hapur për të biseduar”, tha Hamza, transmeton albinfo.ch.
Ai kritikoi mënyrën se si, sipas tij, janë bërë propozimet në orët e fundit, duke thënë se nuk mund të arrihet një marrëveshje duke u imponuar emra përmes konferencave për media.
“Nuk mundesh me arrit marrëveshje pa u marrë vesh me palën tjetër. Tu i thënë emrat në konferencë për media. Andaj, gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë mungesë serioziteti”, deklaroi ai.
Hamza tha se vendi ndodhet në orët e fundit të procesit dhe shprehu keqardhje për situatën politike, duke ia atribuar përgjegjësinë kryesore Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kurtit.
“Jemi në orët e fundit. Më vjen keq çka po ndodh në vendin tonë dhe kjo që po ndodh e ka një adresë të vetme dhe ajo është VV-ja dhe Kurti”, tha ai.
Sipas Hamzës, nuk mund të ketë marrëveshje nëse njëra palë kërkon t’i marrë të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat.
“Nuk ka mundësi me pas marrëveshje tu dashur gjithçka për vete. Nuk është balancë mes pushteteve”, theksoi ai.
Hamza tha se PDK-ja gjatë gjithë këtij procesi ka qenë, sipas tij, transparente, komunikative dhe e përkushtuar për t’i dhënë vendit një zgjidhje.
“Kjo është zgjedhja e tyre. Uroj që kjo praktikë të përfundojë”, tha ai.
Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve, Hamza tha se nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja, partitë duhet të paraqiten me programe dhe ide konkrete.
“Nëse shkohet në zgjedhje, duhet me shku në zgjedhje me programe të mira, konkluduese dhe ide të mira”, deklaroi ai.
Në përfundim, Hamza përsëriti qëndrimin e PDK-së se përgjegjësia për situatën aktuale politike i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta përfshirë UÇK-në në një marrëveshje politike.
“Jemi këtu ku jemi. Adresa është LVV-ja dhe Kurti. Nuk mundesh me imponu dhe nuk pranojmë që UÇK-ja me u bo objekt i transaksionit për çfarëdo çështjeje”, përfundoi Hamza/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













