Kosova

Kontejneri merr flakë gjatë protestave pranë Kuvendit të Kosovës

Gjatë protestave që po zhvillohen pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, një kontejner mbeturinash është përfshirë nga flakët.

Incidenti ka ndodhur në një kohë kur situata përreth Kuvendit paraqitet e tensionuar. Shkaqet që çuan në përfshirjen e kontejnerit nga zjarri ende nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën në zonën përreth Kuvendit, ndërsa zhvillimet po përcillen nga afër.