Sport
Mërgim Mavraj, në “qiellin e shtatë” pas kualifikimit të Shqipërisë
Për herë të parë në histori Shqipëria kualifikohet për në kampionatin evropian
Për këtë arritje të kombëtares për mediat gjermane mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj (29-vjeçar), është në qiellin e shtatë.
Edhe pse ai është i lënduar dhe ka bërë një operim në gju dhe nuk arriti të luajë në dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë kundër Serbisë (0-2) dhe fitores ndaj Armenisë (3-0), ai është munduar të mbështesë ekipin e tij.
“Jam shumë i lumtur që e përjetova këtë ditë. Është e vështirë për ta realizuar atë që kemi bërë ne me Shqipërinë”, thotë mbrojtësi i kombëtares shqiptare që luan për FC Koln të Gjermanisë. “Për shtetin tonë, i cili ka qenë gjithmonë i shtypur, kjo është një arritje e madhe dhe u jep njerëzve pafundësisht një shpresë. Për Gjermaninë kjo është normale, ata kualifikohen. Por, për ne kjo ka një domethënie të pazëvendësueshme”, thotë Mavraj për gazetën “Bild”, transmeton albinfo.ch.
Mavraj është duke punuar intensivisht për t’u rikthyer në fushën e gjelbër: “Natyrisht që është ëndrra ime më e madhe që si lojtar të jem pjesë e kampionatit evropian. Jam duke punuar me kujdes për t’u rikthyer. Unë kam parë se sa shpejt mund të rikthehet një i lënduar”, ka thënë ai.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













