Kosova

Policia e Kosovës: Një protestues është shoqëruar për hedhje të mjeteve piroteknike

Policia e Kosovës ka njoftuar se një protestues është shoqëruar për hedhje të mjeteve piroteknike.

Sipas Policisë, protestuesit kanë qëndruar përreth objektit të Kuvendit, ndërsa persona të caktuar kanë tentuar kohë pas kohe të futen brenda rrethojave të Kuvendit dhe kanë hedhur mjete të ndryshme, përfshirë mjete piroteknike, në drejtim të objekteve shtetërore.

Në njoftim, bëhet e ditur se Policia e Kosovës vazhdimisht u ka kërkuar protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos hedhin mjete piroteknike apo gjësende të tjera.

“Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të protestohet në mënyrë të qetë, Policia e Kosovës është detyruar të marrë masa ndaj një protestuesi, i cili dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.