Kosova

Thyhen dritaret e zyrave të Kuvendit të Kosovës

Janë thyer dritaret e zyrave të Kuvendit të Kosovës, ndërsa protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta hapësirat e Kuvendit

Pavarësisht miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, protestuesit kanë kaluar rrethojat e Kuvendit dhe kanë tentuar të futen brenda objektit.

Protestuesit kanë përdorur edhe mjete piroteknike pranë hapësirave të Kuvendit, derisa po mbahej seanca plenare, në të cilën pika e parë e rendit të ditës ishte Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës që po zhvillohet para Parlamentit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Nga Kuvendi, ajo tha se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe duhet të respektohet, ndërsa ka kërkuar qetësi pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.