Kosova

Kosova dhe Austria barazojnë 1:1

Ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë ka përfunduar me rezultat 1:1. Kosova kaloi e para në epërsi në minutën e 71-të, kur Fisnik Asllani shënoi për 1:0.

Austria reagoi në minutat e fundit të takimit dhe arriti të barazojë rezultatin përmes Christoph Lang, i cili shënoi me kokë.

Kështu, ndeshja përfundoi 1:1, me Kosovën që mori një pikë në këtë përballje.