Lajme
Protesta “Jo në emrin tim” sot në Berlin dhe Prishtinë
Përveç në Prishtinë, protesta me moton “Jo në emrin tim” do të zhvillohet sot, më 4 tetor, në Berlin, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta organizohet me fillim në orën 12:00, para ndërtesës së Parlamentit gjerman, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1, protestë e ngjashme si ajo e organizuar dje nga diaspora shqiptare në Munih të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, sot në Prishtinë vazhdon protesta e 19-të me të njëjtën moto dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 19:00.
Ndryshe, përveç kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, protestuesit në Prishtinë kërkojnë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








