Futboll
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë
Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se kushtet do të jenë të njëjta për të dyja skuadrat
Trajneri i Përfaqësueses së Austrisë, Ralf Rangnick, ka kritikuar gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para ndeshjes së radhës ndaj Kosovës, transmeton albinfo.at.
Pas inspektimit të terrenit, trajneri gjerman e cilësoi gjendjen e fushës si problematike, duke e krahasuar atë me një livadh dhe, në pjesë të caktuara, me një arë.
“Kam rrallëherë parë një fushë kaq të papërkujdesur. Në rastin më të mirë është një livadh, ndërsa në disa pjesë është një arë”, ka deklaruar Rangnick.
Ai e krahasoi terrenin në Prishtinë me atë të ndeshjes së zhvilluar një javë më parë në Vjenë, ku, sipas tij, Austria kishte luajtur në një bar të saposhtruar.
Rangnick tha se e ka të vështirë të kuptojë pse fusha në Prishtinë ndodhet në një gjendje të tillë, por shtoi se skuadra e tij do të përpiqet të përshtatet me kushtet dhe të zhvillojë lojën e saj.
Megjithatë, trajneri austriak theksoi se gjendja e terrenit nuk përbën avantazh apo disavantazh vetëm për njërën skuadër.
“Këto kushte janë të njëjta për të dyja ekipet. Nuk do të jetë e lehtë të luhet futboll teknik në këtë fushë, dhe kjo vlen edhe për ekipin vendas”, u shpreh ai.
Rangnick vlerësoi gjithashtu cilësitë teknike të futbollistëve të Kosovës, duke theksuar se gjendja e terrenit mund të ndikojë në mënyrën se si të dyja skuadrat do ta ndërtojnë lojën.
“Do të luajë rol edhe fakti se kush arrin të përshtatet më mirë me këto kushte”, shtoi trajneri i Austrisë për Heute.
Edhe futbollisti austriak Patrick Wimmer u shpreh për gjendjen e fushës, duke thënë se prej kohësh nuk kishte luajtur në një terren të ngjashëm.
Ai e përshkroi me ironi situatën, duke thënë se një fushë e tillë do të ishte më e përshtatshme për një ndeshje të futbollit amator të dielën pasdite sesa për një ndeshje në këtë nivel.
Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa gjendja e terrenit pritet të jetë një prej faktorëve që mund të ndikojë në mënyrën e zhvillimit të takimit./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











