Lajme
Gjermania feston Ditën e Bashkimit: 36 vjet nga ribashkimi i vendit
Ceremonitë qendrore këtë vit mbahen në Bremen, me qindra mijëra qytetarë që pritet të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara në qytet
Gjermania shënon sot Ditën e Bashkimit Gjerman, festën kombëtare që përkujton 3 tetorin 1990, kur Gjermania Lindore iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë, duke i dhënë fund zyrtarisht ndarjes së vendit, transmeton albinfo.ch.
Ceremonitë qendrore të 36-vjetorit zhvillohen këtë vit në Bremen, i cili është nikoqir i aktiviteteve kombëtare pasi mban presidencën e Bundesratit.
Programi zyrtar nis me një shërbesë fetare në Katedralen e Bremenit, ndërsa më pas drejtues të lartë politikë dhe të ftuar marrin pjesë në ceremoninë shtetërore në sallën e koncerteve “Die Glocke”.
Paralelisht, në Bremen zhvillohet edhe një festival i madh publik, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 400 mijë persona. Në qendër të qytetit janë vendosur skena dhe dhjetëra stenda, ndërsa janë planifikuar rreth 800 aktivitete, përfshirë koncerte falas, diskutime, ekspozita dhe ture të drejtuara.
Festimet e këtij viti zhvillohen nën moton “Shumë forca, një vend”, duke vënë në qendër diversitetin dhe bashkëjetesën brenda Gjermanisë.
Megjithatë, Dita e Bashkimit nuk është vetëm një moment për të kujtuar historinë. Më shumë se tri dekada pas ribashkimit, dallimet mes pjesës lindore dhe asaj perëndimore të Gjermanisë vazhdojnë të jenë pjesë e debatit publik.
Ndryshimet në të ardhura, pasuri dhe zhvillim ekonomik mbeten më të theksuara në disa rajone të lindjes së vendit. Po ashtu, një pjesë e qytetarëve në ish-Gjermaninë Lindore kanë shprehur ndër vite shqetësime për përfaqësimin dhe ndikimin e tyre në institucionet kombëtare.
Për këtë arsye, 3 Tetori shërben njëkohësisht si ditë për të kujtuar ribashkimin e Gjermanisë dhe si moment reflektimi mbi procesin e gjatë të bashkimit shoqëror dhe ekonomik të vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










