Shkurt.ch
Digjet vejusha zvicerane: i ka dhënë kosovarit të ri 500 mijë franga “në besim”
“Unë nuk di çfarë ka bërë ai me ato para por unë nuk shpresoj më se do ta shoh asnjë cent nga ato”, ka thënë të hënën zvicerania para trupit gjykues në Gjykatën penale të Lozanës
Aq shumë ia kishte fituar zemrën gruas mbi 60 vjeçe, sa që ajo i kishte besuar gjithçka. Rreth gjysmë milioni franga “më të lehtë” e ka parë veten vejusha e dashuruar pasi i ka dalë “pija”. Miku i saj i ri, një kosovar 38 vjeç, pa leje qëndrimi në Zvicër, ia ka marrë të gjitha paratë që ajo i kishte nga shitja e një shtëpie.
“Unë nuk di çfarë ka bërë ai me ato para por unë nuk shpresoj më se do ta shoh asnjë cent nga ato”, ka thënë të hënën zvicerania para trupit gjykues në Gjykatën penale të Lozanës.
Kur janë njohur, S. (inicial i kosovarit) e ka pikasur menjëherë dobësinë e saj, prandaj është treguar i dashur e miqësor, duke e lajkatuar deri sa ajo është dashuruar në të. Pastaj ai i tha se donte të jetonte me të. I ka mjaftuar një vit që të marrë nga ajo gjysmë milioni frangat e shtëpisë së shitur.
Para gjyqit i akuzuari vetëm qeshte dhe mohonte gjithçka, shkruan 20minuten.ch. Sipas tij, ai i kishte premtuar zonjës se do t`ia kthente asaj me këste gjithë shumën e parave. Por paratë i kishte shpenzuar pasi që kishte pasur shumë probleme për të zgjidhur, transmeton albinfo.ch. Kështu, veç tjerash ai duhej të paguante punëtorët e tij (edhe pse vetë qëndronte në të zezë në Zvicër, rezulton se kishte një firmë private këtu!). pastaj shkurorëzimi nga gruaja i kishte kushtuar shumë dhe veç tjerash ishte dashur të paguante edhe për operacionin e nënës.
Të gjitha këto mbase mund të pinin ujë, sikur të mos zbulohej se vejusha që e kishte paditur nuk kishte qenë viktima e vetme e S. Ai, duke e pasqyruar realitetin në mënyrë të rrejshme, e kishte bindur më parë edhe një pensionist që t`i jepte 60 mijë franga. Sigurisht, ai e ka mohuar gjithë këtë para trupit gjyqësor, shkruan 20minuten.ch dhe përcjell albinbfdo.ch.
Më tutje atë e ngarkojnë edhe me shantazhimin që i ka bërë një bashkëkombësi të tij që po priste të dëbohej nga Zvicra, të cilit i ka marrë 10 mijë franga.
Veç të gjitha këtyre, S. kishte edhe një precedencë penale: në vitin 2003 ai ishte dënuar me 9 vjet burg për një tentim të vrasjes dhe pastaj ishte liruar me kusht.
Procesi gjyqësor në gjykatën e Lozanës është duke vazhduar.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













