Lajme
Bruksel: Thirrje për artistë për një mural kushtuar 70-vjetorit të emigracionit shqiptar në Belgjikë
Një vepër artistike në Koekelberg do të nderojë historinë, identitetin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Belgjikë. Afati për dorëzimin e kandidaturave është 31 tetor 2026.
Në kuadër të shënimit të 70-vjetorit të emigracionit shqiptar në Belgjikë, është hapur një thirrje për realizimin e një murali që do t’i kushtohet historisë, rrugëtimit dhe identitetit të komunitetit shqiptar, me fokus të veçantë te shqiptarët e vendosur në Bruksel, shkruan albinfo.ch.
Nisma synon të vlerësojë trashëgiminë kulturore shqiptare dhe të nxjerrë në pah kontributin e këtij komuniteti në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore të Belgjikës. Përmes aktiviteteve të ndryshme që shënojnë shtatë dekada të pranisë shqiptare, synohet gjithashtu forcimi i lidhjeve ndërkulturore.
Murali do të realizohet në murin e hapësirës së lojërave “Les 4 saisons”, në adresën rue Herkoliers 17, në kryqëzim me chaussée de Jette, në komunën Koekelberg të Brukselit.
Muri ka përmasa të përafërta prej 9,46 me 3,42 metra, ndërsa sipërfaqja që do të pikturohet është 32,35 metra katrorë. Ai përbëhet nga tulla të mbuluara me suva.
Artistët mund të përdorin teknika tradicionale, si sgraffito, ose teknika të artit urban, përfshirë bojën me sprej dhe shabllonet. Teknikat e zgjedhura duhet të jenë të përshtatshme për sipërfaqen, të respektojnë standardet e sigurisë në fuqi dhe të garantojnë qëndrueshmërinë e veprës për të paktën pesë vjet.
Dosjet e kandidaturave për përzgjedhje duhet të dorëzohen më së voni deri më 31 tetor 2026.
Linku për të marrë pjesë në mural
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












