Lajme
Shqipëria synon të forcojë promovimin turistik në tregun zviceran
Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Albanien Reisen GmbH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë në Zvicër dhe tregjet e tjera evropiane
Shqipëria synon të rrisë praninë e saj në tregun turistik zviceran përmes një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe kompanisë Albanien Reisen GmbH, shkruan albinfo.ch.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe drejtori menaxhues dhe themeluesi i Albanien Reisen GmbH, Saimir Shala, me qëllim forcimin e promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik në Zvicër dhe më gjerë në Evropë.
Bashkëpunimi synon të rrisë prezencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, duke promovuar potencialin turistik të vendit, përfshirë natyrën, kulturën, gastronominë dhe mikpritjen shqiptare.
Marrëveshja fokusohet gjithashtu në nxitjen e turizmit hyrës dhe në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës, autentik dhe që mund të vizitohet gjatë gjithë vitit.
Nisma vjen pas një takimi të zhvilluar në qershor ndërmjet ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, dhe Saimir Shalës, ku ishte diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në promovimin e Shqipërisë në tregun zviceran.
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes, duke e cilësuar atë si një hap për zgjerimin e pranisë së Shqipërisë në tregun zviceran dhe tregjet e tjera evropiane.
Sipas Ambasadës, do të vazhdojë mbështetja për iniciativa të tilla që synojnë afrimin e vizitorëve zviceranë me destinacionet, kulturën, gastronominë dhe traditat shqiptare.
Përmes këtij partneriteti, palët synojnë të krijojnë mundësi të reja për promovimin e Shqipërisë dhe të kontribuojnë në rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë, veçanërisht nga tregu zviceran./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










