Bota
Bie besimi i qytetarëve ndaj qeverisë gjermane
Vetëm 32 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim të madh ose shumë të madh ndaj shtetit në përgjithësi, nga 38 për qind katër vjet më parë
Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj shtetit ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar, sipas sondazhit të fundit të publikuar nga nisma D21 dhe Universiteti Teknik i Munihut.
Vetëm 32 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim të madh ose shumë të madh ndaj shtetit në përgjithësi, nga 38 për qind katër vjet më parë.
Edhe besimi ndaj administratës dhe zyrave shtetërore ka shënuar rënie, duke zbritur në 34 për qind, krahasuar me 37 për qind më parë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Policia mbetet institucioni publik me nivelin më të lartë të besimit, me 55 për qind, e ndjekur nga sistemi i drejtësisë dhe gjykatat me 41 për qind.
Në nivel politik, qytetarët u besojnë më shumë bashkive dhe komunave, me 29 për qind, ndërsa institucionet rajonale marrin 20 për qind dhe ato federale vetëm 17 për qind.
Besimi ndaj mediave mbetet gjithashtu i ulët: vetëm 20 për qind e të anketuarve shprehen se kanë besim të madh ose shumë të madh ndaj shtypit dhe mediave.
Sondazhi, i kryer nga Kantar gjatë muajve prill dhe maj, përfshiu rreth 8 mijë persona mbi 16 vjeç në të gjithë Gjermaninë.
Studimi, i titulluar “eGovernment Monitor 2026”, u përqendrua kryesisht te transformimi digjital i administratës publike.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












