Lajme
Turizmi i Zvicrës zë vendin e 9-të në botë
Shqipëria sipas WEF ka shënuar rritjen më të madhe në indeks, duke u ngjitur dhjetë vende në vendin e 53-të
Zvicra është e pozicionuar mirë për zhvillimin e turizmit në krahasim ndërkombëtar. Në Indeksin e Zhvillimit të Turizmit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ajo renditet e 9-ta nga 110 vende të anketuara.
Indeksi nuk mat popullaritetin e një vendi ose performancën aktuale të sektorit të tij të turizmit, tranmseton albinfo.ch. Në vend të kësaj, ai vlerëson kushtet kornizë për zhvillim të qëndrueshëm dhe elastik. Faktorët e marrë në konsideratë përfshijnë sigurinë, aksesin, qëndrueshmërinë dhe koston.
Japonia, SHBA-të dhe Spanja kryesojnë renditjen, ndërsa Kameruni, Sierra Leone dhe Mali janë në fund, shkruan srf.ch..
Sipas studimit, kushtet e turizmit u përmirësuan në pothuajse të gjitha vendet midis viteve 2024 dhe 2026. Shqipëria ka shënuar rritjen më të madhe në indeks, duke u ngjitur dhjetë vende në vendin e 53-të.
Sektori i turizmit mbetet një nxitës i rëndësishëm ekonomik në mbarë botën. Në vitin 2025, sipas të dhënave të OKB-së, udhëtimet dhe turizmi kontribuan me 11.6 trilionë dollarë amerikanë në ekonominë globale, ndërsa sektori punësoi afërsisht 366 milionë njerëz, sipas Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit (WTTC).
Këshilli vlerëson se turizmi mund të përballet me një mungesë prej 43 milionë punëtorësh deri në vitin 2035.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











