Lajme

“Liria ka Emër” organizon protestë në Itali kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Protesta paqësore do të mbahet të dielën në Treviso, ndërsa tubimi është paralajmëruar të nisë në ora 15:00.

Platforma “Liria ka Emër” do të organizojë të dielën një protestë në qytetin e Trevisos në Itali, lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të jetë paqësore dhe synon të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në ora 15:00, ndërsa platforma “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Protesta në Treviso është pjesë e tubimeve të organizuara nga kjo platformë në vende të ndryshme, pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Albinfo.ch