Shqipëria
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Kosovë pas masës së sigurisë nga SPAK
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar në territorin e Kosovës, pasi ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK.
Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, Hyseni është ndaluar në momentin që po kthehej nga Baku, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues të shërbimeve informative.
Në kohën kur SPAK dhe GJKKO nisën veprimet ndaj saj, Hyseni ndodhej jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, masa e sigurisë nuk ishte zbatuar menjëherë.
SPAK e ka vendosur Hysenin nën hetim për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Krahas masës së sigurisë, ajo është pezulluar edhe nga detyra si drejtuese e SHISH.
Hetimi lidhet me një pjesë të dosjes që ka në qendër biznesmenin Ergys Agasi dhe zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Në kuadër të të njëjtit operacion janë kryer kontrolle në disa ambiente dhe banesa, ndër të cilat edhe banesa e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas dyshimeve të prokurorisë, Hyseni mund të ketë përkrahur një autor të veprës penale dhe të ketë nxjerrë informacione të klasifikuara shtetërore. Hetimet janë zgjeruar pas administrimit të materialeve të sekuestruara gjatë procedimit ndaj Ergys Agasit, përfshirë të dhëna të gjetura në pajisje elektronike dhe dokumente të tjera të mbledhura nga hetuesit.
Vlora Hyseni mori drejtimin e SHISH në vitin 2023. Përpara emërimit në këtë post, ajo kishte ushtruar funksione në strukturat e inteligjencës në Kosovë. Kandidatura e saj për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










