Lajme
Gjermani: 281 shqiptarë në mesin e afro 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Raporti i BKA-së për vitin 2025 evidenton rritje të procedurave hetimore dhe të numrit të personave të dyshuar për krim të organizuar.
Në Gjermani janë identifikuar 7.988 persona të dyshuar në kuadër të hetimeve për krim të organizuar gjatë vitit 2025, ndërsa në mesin e tyre ishin 281 shtetas shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit vjetor të Entit Federal Gjerman të Kriminalistikës (BKA), gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 683 procedura hetimore për krim të organizuar, numri më i lartë që nga viti 2021.
Numri i personave të dyshuar është rritur me më shumë se 13 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.
Nga 7.988 të dyshuarit, 2.722 ishin shtetas gjermanë, 664 shtetas turq, 402 shtetas sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 shtetas polakë.
BKA vëren gjithashtu një transformim të mënyrës së funksionimit të krimit të organizuar në Gjermani. Grupet kriminale po veprojnë gjithnjë e më shumë përtej kufijve, ndërsa sipas raportit përdorin metoda më brutale dhe mjete të komunikimit digjital.
Një tjetër shqetësim i evidentuar është përfshirja në rritje e adoleshentëve në aktivitete kriminale, shkruan DW.
Sa u përket veprave penale, pjesën më të madhe të hetimeve gjatë vitit 2025 e përbënin krimet e lidhura me narkotikët. Pas tyre renditeshin veprat që lidhen me aktivitetin ekonomik, shkeljet tatimore dhe doganore, kontrabandën e qenieve njerëzore, krimet kundër pronës dhe pastrimin e parave.
Raporti i BKA-së e paraqet krimin e organizuar si një kërcënim në rritje për sigurinë në Gjermani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










