Lajme
Braktisen planet për qendrën e azilkërkuesve në Kandersteg të Zvicrës
Planet për ngritjen e një qendre për akomodimin e azilkërkuesve në Kandersteg, në kantonin e Bernës, janë braktisur pas kundërshtimeve dhe tensioneve në komunitetin lokal.
Pronari i objektit ku ishte planifikuar të strehoheshin azilkërkuesit ka tërhequr ofertën për vënien në dispozicion të ndërtesës, duke përmendur rritjen e kundërshtimit nga një pjesë e banorëve të fshatit.
Autoritetet e kantonit të Bernës e kanë marrë në dijeni vendimin dhe kanë shprehur keqardhje për tërheqjen e ofertës.
Në objektin e ish-Institutit të Kanderstegut ishte planifikuar të hapej një qendër kolektive akomodimi me kapacitet për deri në 120 persona. Projekti, megjithatë, ishte kundërshtuar që në fillim nga autoritetet lokale.
Sipas autoriteteve kantonale, pronari i objektit e ka njoftuar Departamentin e Shëndetësisë, Çështjeve Sociale dhe Integrimit se ndërtesa nuk do të vihej më në dispozicion. Vendimi është marrë për shkak të situatës së tensionuar dhe rritjes së kundërshtimit ndaj projektit.
Autoritetet e Bernës theksojnë se nevoja për hapësira shtesë për akomodimin e azilkërkuesve në rajonin Oberland i Bernës mbetet e pandryshuar.
Për këtë arsye, kantoni do të vazhdojë të shqyrtojë mundësinë e blerjes së pronave në rajon, me qëllim sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për akomodimin e azilkërkuesve, në përputhje me kërkesat ligjore.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









