Bota
Policia sekuestron pesë Lamborghini dhe një Mercedes, po lëviznin me 27 km/h në autostradë
Një kolonë me pesë Lamborghini dhe një Mercedes G-Class është ndaluar nga policia pranë Manchesterit, pasi drejtuesit e tyre dyshohet se po vozisnin në mënyrë të rrezikshme dhe në një moment ngadalësuan deri në vetëm 27 kilometra në orë në autostradë.
Policia e Manchesterit të Madh bëri të ditur se kishte marrë raportime për një grup veturash luksoze që po lëviznin në autostradën M66 me shpejtësi të lartë, po ndërronin korsitë në mënyrë të rrezikshme, rrotullonin gomat dhe më pas ngadalësonin deri në rreth 17 milje në orë, ose afërsisht 27 km/h, përcjell albinfo.ch.
Pas raportimeve, policia e lokalizoi kolonën në autostradën M62. Dy nga Lamborghini u ndaluan teksa po dilnin nga autostrada, ndërsa zyrtarët policorë përdorën taktika të specializuara për t’i ndaluar automjetet e tjera në Rochdale.
Në përfundim të ndërhyrjes, policia sekuestroi pesë Lamborghini dhe një Mercedes G-Class. Automjetet u sekuestruan në bazë të nenit 59 të Police Reform Act 2002, ndërsa ndaj drejtuesve janë iniciuar procedura për disa shkelje të rregullave të trafikut.
Inspektori Danny Kabal tha se policia nuk do të tolerojë vozitjen e pakujdesshme, antisociale apo të rrezikshme. Ai paralajmëroi se personat që i trajtojnë rrugët publike si pista garash mund të përballen me sekuestrimin e automjeteve dhe procedura ligjore.
Ndryshimet e fundit ligjore u mundësojnë autoriteteve britanike që, në rrethana të caktuara, të sekuestrojnë automjetet pa qenë e nevojshme që drejtuesit të kenë marrë paraprakisht një paralajmërim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










