Lajme

Zvicra do të duhet të importojë më shumë mish

Për shkak të therjeve emergjente të bagëtive pritet rritje e importeve të mishit duke filluar nga viti i ardhshëm

Për shkak të numrit të madh të bagëtive të therura këtë verë, shoqata e industrisë së mishin Proviande pret rritje të importeve të mishit duke filluar nga viti i ardhshëm.

Sipas gazetës “Le Matin Dimanche” rënia e numrit të bagëtive mund të çojë në mungesë të mishit të viçit dhe të gjedheve, tha një zëdhënës i shoqatës për gazetën, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, në afat të shkurtër, therja ka çuar në një tepricë të përkohshme të mishit, raportoi gazeta. Përkundër kësaj, nuk ka pasur ulje çmimesh në supermarkete për shkak të kostove të magazinimit dhe ngrirjes, tha zëdhënësi.

Sipas tij, ndikimi në çmimet e mishit nuk do të jetë i matshëm deri në mesin e nëntorit.