Të tjera

Rritet paga minimale në Mal të Zi, do të shkojë deri në 1,400 euro

Programi i ri ekonomik “EURO MODEL” parashikon rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat nga janari

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar programin e ri ekonomik “EURO MODEL”, përmes të cilit nga janari pritet të rriten pagat në sektorin publik dhe atë privat, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të publikuara, paga minimale neto do të jetë 1,000 euro për punëtorët në vendet e punës që kërkojnë arsim fillor ose më të ulët, 1,250 euro për ata me arsim të mesëm dhe 1,400 euro për punëtorët me arsim të lartë.

Programi pritet të përfshijë më shumë se 250 mijë punëtorë në Mal të Zi.

Masat janë pjesë e programit të ri ekonomik të Qeverisë së Malit të Zi, ndërsa rritja e pagave është paraparë të nisë nga janari./Albinfo.ch