Kosova
Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun ballkanik: Do ta vizitojë Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë Prishtinën, Tiranën, Podgoricën dhe Shkupin nga 30 shtatori deri më 2 tetor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të saj të radhës në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk janë pjesë e agjendës së kësaj vizite, transmeton albinfo.ch.
Sipas Komisionit Evropian, von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin nga 30 shtatori deri më 2 tetor. Gjatë qëndrimit në këto vende, ajo pritet të takohet me presidentët dhe kryeministrat, si dhe të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, ka deklaruar se Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina do të vizitohen në një periudhë të mëvonshme, duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi dhe zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë-Hercegovinë.
Turneu i ardhshëm do të jetë vizita e gjashtë e von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të takimeve pritet të jenë hapat e mëtejshëm të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në BE, procesi i integrimit gradual dhe mbështetja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas Komisionit Evropian, vizita zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Von der Leyen ka deklaruar më herët se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, mungesa e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në këtë turne është komentuar edhe në kontekstin e zhvillimeve politike në rajon. Komisioni Evropian ka theksuar zgjedhjet e ardhshme si arsyen zyrtare për shtyrjen e vizitave në këto dy vende./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












