Kosova
Policia: Përfundon pa incidente protesta e OVL-UÇK-së në Prishtinë
Policia e Kosovës tha se në protestën e së premtes morën pjesë mijëra qytetarë, ndërsa tubimi përfundoi rreth 40 minuta pas nisjes
Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, përcjell albinfo.ch.
Sipas Policisë, protesta ka nisur në orën 12:00, ndërsa autoritetet kishin ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë para, gjatë dhe pas tubimit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.
“Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, sipas detyrës zyrtare është angazhuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe vetë protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestës të kalojë e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se në tubim morën pjesë mijëra protestues, të cilët përmes disa fjalimeve shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit, protesta përfundoi në orën 12:40, ndërsa pjesëmarrësit u shpërndanë në mënyrë të qetë.
“Njësitë policore kanë vazhduar me detyra sipas planifikimeve operacionale”, thuhet më tej në njoftim.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se zyrtarët policorë do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












