Kosova
Kurti udhëton sot për në Amerikë, në agjendë Asambleja e OKB-së dhe takimi me shqiptarët
Kryeministri i Kosovës pritet të qëndrojë në Nju Jork në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Java e nivelit të lartë e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohet në Nju Jork, ndërsa debati i përgjithshëm nis më 22 shtator.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të zhvillojë edhe një takim me pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork.
Sipas njoftimit të komunitetit shqiptaro-amerikan, takimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Bronx, duke filluar nga ora 16:30.
Qëndrimi i Kurtit në Shtetet e Bashkuara përkon me aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku gjatë kësaj periudhe në Nju Jork mblidhen përfaqësues të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












