Kosova
Wesley Clark: Edhe George Washington mund të ishte dënuar në një gjykatë të tillë
Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka komentuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se procesi duhet të shihet edhe në kontekstin e represionit serb dhe të rrethanave në të cilat ndodhej popullsia shqiptare gjatë luftës.
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark ka thënë se, bazuar në atë që ka parë gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, edhe George Washington mund të ishte dënuar në një gjykatë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për emisionin “Off the Record” të A2 CNN, Clark tha se rasti duhet të vlerësohet në kontekstin e represionit serb dhe të gjendjes së popullsisë shqiptare gjatë luftës.
“Spastrimi etnik ishte diçka e planifikuar, ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Dhe gjatë dëshmisë e kam thënë që mund të dërgonim edhe George Washingtonin në një gjykatë të tillë”, është shprehur Clark.
Ai iu referua edhe Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke argumentuar se në rrethana të një kryengritjeje për vetëvendosje, veprimet historike mund të gjykohen ndryshe kur merren parasysh rrethanat e kohës.
Clark, i cili shërbeu si komandant suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë nga viti 1997 deri më 2000, ishte një nga figurat kryesore ushtarake amerikane gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999.
Një ditë më parë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Clark kishte deklaruar gjithashtu se ishte “i shokuar dhe i zemëruar” dhe se nuk kishte parë dëshmi që, sipas tij, e justifikonin këtë vendim. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












