Bota
Zona e aeroportit të Frankfurtit: 8 të prekur, dy persona humbën jetë
Dy infektimet e fundit u identifikuan në Schwanheim, një zonë që ndodhet pranë aeroportit të Frankfurtit
Autoritetet shëndetësore në Gjermani janë vënë në alarm pas një shpërthimi të rasteve të malaries në Frankfurt, një sëmundje kjo që në Evropën Perëndimore mendohej se kishte mbetur pjesë e së shkuarës.
Që nga korriku, në këtë qytet janë konfirmuar tetë raste të saj, ndërsa dy persona kanë vdekur.
Dy infektimet e fundit u identifikuan në Schwanheim, një zonë që ndodhet pranë aeroportit të Frankfurtit, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet po hetojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes rasteve dhe aeroportit, pasi disa nga personat e infektuar kanë qenë punonjës të tij. Një nga mundësitë që po shqyrtohet është mbërritja e mushkonjave të infektuara me avionë nga vende ku malaria është e përhapur. Nëse këto mushkonja mbijetojnë dhe pickojnë persona të tjerë, ato mund ta transmetojnë parazitin që shkakton sëmundjen. Ky fenomen njihet si “malaria e aeroportit”.
Malaria është një sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në fazat e para, simptomat mund të ngatërrohen me gripin ose me një infeksion të traktit gastrointestinal.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë temperaturën e lartë, të dridhurat, dhimbjet e kokës dhe të trupit, si dhe shqetësimet gastrointestinale. Forma më e rëndë, malaria tropica, mund të jetë fatale nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











