Kosova
Hamza paralajmëron takim me kryetarët e partive: Besoj në bashkëpunim
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar takime me liderët e të gjitha subjekteve politike për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pas mbledhjes së kryesisë së partisë se do të takohet me liderët e subjekteve të tjera politike për të diskutuar situatën pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, përcjell albinfo.ch.
Hamza ka deklaruar se kjo çështje, sipas tij, nuk duhet të trajtohet vetëm nga një subjekt politik, pasi ish-krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë në cilësinë e ish-eprorëve të UÇK-së dhe jo si përfaqësues të një partie.
“Do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është më çështje që i takon një subjekti politik. Ata nuk janë shkuar atje si anëtarë të ndonjë subjekti politik, por si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Hamza.
Ai ka bërë të ditur se PDK-ja synon të diskutojë edhe për veprime ligjore dhe demokratike, duke kërkuar bashkëpunim me partitë e tjera.
Hamza: PDK-ja i ka nënshkrimet e gatshme
Duke folur për mundësinë e një iniciative në Kuvendin e Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara, Hamza ka thënë se PDK-ja i ka të gatshme nënshkrimet dhe se hapat e mëtejshëm do të varen nga rrethanat dhe mbështetja e subjekteve të tjera politike.
“Po qe se vjen iniciativa ligjore në Kuvendin e Kosovës, normalisht që kemi nevojë për mbështetjen e subjekteve të tjera politike. PDK-ja i ka nënshkrimet e gatshme, varësisht prej nevojave ne do të procedojmë”, ka deklaruar ai.
Hamza ka theksuar se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për shmangie të detyrimeve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor, por për përshtatje ndaj një situate të re.
Thirrje për protesta pa dëmtim të institucioneve
Kryetari i PDK-së është shprehur edhe për protestat që pasuan aktgjykimin, duke thënë se e drejta për protestë duhet të ushtrohet brenda rregullave demokratike.
“Ne e njohim të drejtën e njerëzve për të protestuar, por megjithatë, për hir të vendit, seriozitetit, kërkojmë që gjithçka të jetë brenda rregullave demokratike dhe të jetë e kujdesshme dhe në asnjë formë të dëmtohet askush, asnjë institucion, asnjë person i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hamza.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për disa krime lufte. Sipas vendimit zyrtar, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Gjykata i gjeti ata përgjegjës penalisht për krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi paneli gjykues vlerësoi se nuk ishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistenca e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











