Kosova
Eksperti ndërkombëtar: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik
Mark Ellis thotë se mbrojtja dhe Prokuroria mund të ankohen ndaj aktgjykimit, ndërsa procesi i apelit pritet të jetë i gjatë për shkak të volumit të çështjes.
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis, ka thënë se aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë mund të sfidohet në apel, si në aspektin faktik, ashtu edhe në atë juridik, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis ka theksuar se mbrojtja do të ketë mundësi të argumentojë se vendimi është i gabuar në bazë të fakteve ose të mënyrës së zbatimit të ligjit.
“Mendoj se në apel gjithmonë ekziston mundësia të argumentohet se aktgjykimi është i gabuar, qoftë në aspektin faktik, qoftë në atë juridik. Kjo është ajo që do të përpiqet të bëjë mbrojtja”, ka thënë Ellis.
Ai ka shtuar se edhe Prokuroria mund të paraqesë ankesë, duke veçuar çështjen e lirimeve nga disa akuza për krime kundër njerëzimit.
“Sa u përket lirimeve nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pres që Prokuroria të argumentojë se trupi gjykues e ka zbatuar gabimisht kriterin për ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik”, ka deklaruar ai.
Çfarë mund të kundërshtojë mbrojtja?
Sipas Ellis, një prej pikave që mund të ngrihet nga mbrojtja në apel lidhet me provat që e lidhin drejtpërdrejt Hashim Thaçin me krime konkrete dhe me çështjen e kontrollit efektiv mbi komandantët.
“Nga ana tjetër, mendoj se mbrojtja do të argumentojë se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Thaçin me krime konkrete, apo që dëshmonin se ai kishte kontroll efektiv mbi komandantët”, është shprehur ai.
Ellis ka vlerësuar se për këtë arsye mund të zhvillohet një proces i gjerë apelimi nga të dyja palët.
“Mendoj se do të kemi një proces të fuqishëm apeli, nga të dyja palët”, ka thënë ai.
Apeli nuk nënkupton rigjykim të plotë
Eksperti ndërkombëtar ka thënë se procesi i apelit mund të marrë kohë, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe kohëzgjatjen e gjykimit fillestar.
Megjithatë, ai ka sqaruar se apeli nuk përbën një gjykim të ri nga fillimi.
“Duke pasur parasysh sa gjatë ka zgjatur gjykimi, edhe apeli mund të marrë kohë. Por, nuk bëhet fjalë për një gjykim të ri – çështja nuk do të rigjykohet nga fillimi”, ka thënë Ellis.
Sipas tij, në procedurën e apelit do të shqyrtohen çështjet juridike dhe faktet që janë paraqitur gjatë gjykimit.
“Nuk mund të them saktësisht se sa do të zgjasë procesi, por sigurisht nuk do të zgjasë aq sa gjykimi”, ka përfunduar ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












