Zhvillim
Kamatat tepër të larta, 23 për qind
Vlera e kredive nëpër institucione mikrofinanciare ka arritur në mbi 75 milionë euro, por norma e interesit për kredi në këto institucione arrin në 23. 3 për qind
Bizneset në Kosovë janë më të hendikepuara sa i përket kredive bankare. Ato janë të detyruara të paguajnë kamatën e kredisë më shumë se 20 për qind nëpër institucionet mikrofinanciare, që e bëjnë tregun vendor më të papërshtatshmin sa i përket kredive. Shumëkush kredit në Kosovë i quaj fajde të institucionalizuara.
Në Kosovë, përveç dhjetë bankave komerciale, veprojnë edhe 18 institucione mikrofinanciare me 113 njësi. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve janë me pronësi të huaja, raporton REL.
Institucionet mikrofinanciare bazohen kryesisht në shërbime të vogla financiare, duke ofruar kredi për individë, fermerë dhe biznese. Por, për ndryshim nga bankat komerciale që kohëve të fundit kanë ulur normat e interesit për kredi, institucionet mikrofinanciare nuk kanë marrë një hap të tillë.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se normat e interesit për kredi në këto institucione arrijnë afër 25 për qind. Ekspertë për çështje financiare, ndërkaq konsiderojnë se kamatat janë jashtëzakonisht të larta.
Milazim Abazi për REL thotë se këto institucione duhet që gjejnë mënyra dhe forma për uljen e kamatave të kredive.
“Pse nuk i ulin kamatat mikrofinancat? Unë mendoj se janë dy arsye: Për shkak se mikrofinancat nuk kanë të drejtë të grumbullojnë kursimet që janë burimet më të lira, se financimet e kredive. Po ashtu, këto institucione merren vetëm me kredi të vogla. Ndërsa edhe bankat , për kreditë e vogla nuk kanë ulur interesat”, thotë Abazi.
Kurse profesori i Biznesit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Besnik Krasniqi, thotë se normat e interesit për kredi si në bankat komerciale po ashtu edhe te ato mikrofinanciare, janë më të lartat në rajon dhe në këtë mënyrë nuk kanë reflektuar në zhvillimin e bizneseve.
“Tek institucionet mikrofinanciare gjithkund në botë normat e interesit për kredi janë më të larta për shkak se risku i projekteve që financojnë këto institucione është më i madh se sa rreziku mesatar në biznes. Dhe nëse e shohim strukturën në Kosovë, këto institucione kanë financuar projekte në bujqësi”, thotë ai.
Por, për dallim nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, në këto institucione procedurat e aplikimit për kredi janë më të thjeshta dhe të shpejta, por edhe koha e procedimit dhe aprovimit kërkon kohë më të shkurtër.
“Këto janë edhe një ndër arsyet pse qytetarët nuk hezitojnë të marrin kredi në këto institucione me norma të larta të kredisë”, thotë Milazim Abazi. Pavarësisht normave të larta, vlera e kredive në këto institucione ka arritur afër 80 milionë euro.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










