Bota
Destinacionet më të mira në vjeshtë
Euronews Travel ka përzgjedhur disa nga destinacionet më të mira për të shijuar vjeshtën në Evropë
Evropa ofron peizazhe shumë të bukura të vjeshtës, nga pyjet alpine dhe luginat malore, te vreshtat që marrin nuanca të kuqe, portokalli dhe të arta.
Falë ndryshimeve të klimës dhe lartësisë, stina plot ngjyra zgjat për javë të tëra në pjesë të ndryshme të kontinentit.
Euronews Travel ka përzgjedhur disa nga destinacionet më të mira për të shijuar vjeshtën në Evropë, raporton Euronews, transmeton albinfo.ch.
Liqeni Bled, Slloveni
Në vjeshtë, një nga destinacionet më të njohura të Sllovenisë bëhet më i qetë dhe më piktoresk.
Vizitorët mund të shëtisin rreth liqenit ose të marrin një varkë për të parë pyjet shumëngjyrëshe përreth.
Alpet Bavareze, Gjermani
Ngjyrat e vjeshtës shfaqen që në shtator pranë majave të larta dhe zbresin gradualisht drejt luginave. Në disa zona, nuancat e kuqe dhe portokalli zgjasin deri në nëntor.
Transilvania, Rumani
Përtej Kështjellës Bran, rajoni ofron peizazhe mbresëlënëse në malet Karpate.
Diferencat e lartësisë bëjnë që ngjyrat e vjeshtës të zgjasin më shumë, ndërsa qyteti Brașov është një bazë ideale për të eksploruar zonën.
Dolomitet, Itali
Në tetor, pemët amarrin një ngjyrë të artë që kontraston me majat shkëmbore. Pamjet janë veçanërisht spektakolare pranë Lago di Sorapis dhe Lago di Braies.
Lugina e Loire, Francë
Vreshtat marrin nuanca të kuqe, portokalli dhe vjollcë, duke krijuar një panoramë të veçantë rreth kështjellave historike të rajonit.
Lapland, Finlandë
Përveç pyjeve shumëngjyrëshe, vjeshta është një periudhë e mirë edhe për të parë Dritat Veriore, të cilat mund të pasqyrohen në liqenet e shumta të rajonit.
Lugina Douro, Portugali
Pas vjeljes së rrushit, vreshtat me tarraca marrin ngjyra të forta të kuqe, portokalli dhe të verdha. Klima e butë bën që ky spektakël të zgjasë deri në nëntor.
Liqenet e Plitvicës, Kroaci
Parku Kombëtar me 16 liqene dhe ujëvara rrethohet nga pyje ahu dhe lisi, të cilat në vjeshtë marrin nuanca të verdha, portokalli dhe të kuqe.
Ndryshimet e lartësisë bëjnë që ngjyrat të shfaqen gradualisht gjatë sezonit.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









