Futboll
Zhegrova rrezikon një tjetër goditje te Juventusi, mund të mbetet jashtë edhe nga Serie A
Pas përjashtimit nga lista për Ligën e Evropës, sulmuesi kosovar mund të mos përfshihet as në listën e Juventusit për Serie A, nëse klubi vendos të afrojë Marcelo Brozoviqin.
Edon Zhegrova mund të përballet me një tjetër vendim të pafavorshëm te Juventusi, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi kosovar fillimisht u la jashtë listës së Juventusit për ndeshjet e fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa tani rrezikon të mos përfshihet as në listën e klubit për edicionin 2026/27 të Serie A.
Shkak për këtë situatë mund të bëhet dëmtimi i kapitenit Manuel Locatelli, i cili pritet të mungojë rreth pesë muaj. Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të një mesfushori për ta zëvendësuar atë.
Një nga emrat që po përmendet është Marcelo Brozoviq. Ish-mesfushori i Interit aktualisht është lojtar i lirë, por për ta regjistruar atë në Serie A, Juventusi duhet të lirojë një vend për një lojtar të huaj në listën e skuadrës.
Mediumet italiane kanë përmendur pikërisht Zhegrovën si një prej lojtarëve që mund të sakrifikohet për t’i bërë vend kroatit.
Sipas TuttoJuve, largimi i Zhegrovës do t’i mundësonte Juventusit të zgjidhte problemin me regjistrimin e një mesfushori të huaj, si Brozoviq, për të mbuluar mungesën e Locatellit.
Edhe Livescore ka shkruar se Juventusi mund të jetë i detyruar të largojë një tjetër lojtar të huaj nga lista, pasi Arkadiusz Milik tashmë është lënë jashtë. Sipas mediumit, Zhegrova mund të jetë një prej kandidatëve për këtë ndryshim.
Ndërkohë, Goal ka sqaruar se lista e lojtarëve për Serie A mund të ndryshohet dhe përditësohet, por regjistrimi i një lojtari të huaj kërkon që një tjetër lojtar i huaj të largohet nga lista.
Situata bëhet edhe më e komplikuar për Juventusin pasi, me fillimin e vitit të ri, Khephren Thuram, i cili aktualisht është jashtë listës, duhet të rikthehet në të.
Zhegrova, 27-vjeçar, deri tani ka pasur hapësirë të kufizuar në ndeshjet e Juventusit. Në derbin ndaj Milanit gjatë fundjavës ai u aktivizua vetëm për dy minuta. Ndaj Parmës nuk ishte fare në përbërje, ndërsa në ndeshjen e parë kundër Frosinones luajti 21 minuta.
Nëse Juventusi vendos të transferojë Brozoviqin, Zhegrova mund të përballet kështu me një tjetër kufizim të rolit të tij në skuadër./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












