Lajme
Tragjedi në Zvicër: Dy punëtorë humbin jetën pas shpërthimit në hidrocentral
Dy personat që u plagosën rëndë nga incidenti në hidrocentralin Ritom në Piotta, në kantonin Ticino, kanë ndërruar jetë nga plagët e marra
Aksidenti i rëndë ndodhi të mërkurën, më 9 shtator, rreth orës 09:30 në hidrocentralin Ritom. Fillimisht autoritetet raportuan për dy punëtorë të plagosur rëndë, por Policia Kantonale e Ticinos konfirmoi më vonë se të dy kanë humbur jetën, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Njëri prej viktimave ishte një 55-vjeçar, shtetas zviceran dhe banues në rajonin e Luganos. Identiteti i viktimës së dytë nuk ishte përcaktuar ende në momentin e njoftimit të autoriteteve. Të dy personat ishin punonjës të kompanisë AET.
Incidenti shkaktoi dëme të konsiderueshme në objekt, ndërsa sipas raportimeve, një pjesë e ndërtesës mund të jetë shembur. Hetimet fillestare po shqyrtojnë mundësinë e një problemi elektrik me një transformator gjatë një testi të vënies në funksion, por shkaku përfundimtar ende nuk është përcaktuar.
Në vendngjarje u angazhuan zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit Tre Valli, Rega dhe policia. Zona u sigurua për disa orë, ndërsa hetimet për rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit po vazhdojnë nën drejtimin e prokurores Valentina Tuoni.
Aksidenti ndodhi në hidrocentralin e vjetër Ritom, i ndërtuar më 1917, dhe jo në objektin e ri që është në ndërtim. SBB dhe AET kanë shprehur ngushëllime për familjet e dy viktimave dhe kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











