Shqipëria
PISA 2025: Shqipëria shënon rezultatet më të mira në rajon
Nxënësit shqiptarë përmirësojnë rezultatet në matematikë, shkencë dhe lexim, duke renditur Shqipërinë të parën në rajon në dy prej tri fushave të vlerësimit
Shqipëria ka shënuar përmirësim të ndjeshëm në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, duke regjistruar performancën më të mirë në rajon në shkencë dhe lexim, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga OECD, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 pikë në shkencë dhe 408 pikë në lexim.
Rezultatet e publikuara tregojnë se Shqipëria renditet e para në rajon në shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Një rezultat i ngjashëm është shënuar edhe në lexim, ku Shqipëria po ashtu renditet e para në rajon. Ndërkohë, në matematikë, Shqipëria e ndan pozitën e parë me Malin e Zi.
Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të rezultateve, Shqipëria vazhdon të ketë një hendek të konsiderueshëm krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të OECD-së.
Mesatarja e OECD-së në matematikë është 463 pikë, në shkencë 482 pikë dhe në lexim 461 pikë.
Një prej dallimeve më të dukshme vërehet te përqindja e nxënësve që arrijnë të paktën nivelin bazë të aftësive, të njohur si Niveli 2.
Rezultatet e PISA-s ofrojnë një pasqyrë të performancës së nxënësve dhe shërbejnë si një prej treguesve ndërkombëtarë për vlerësimin e cilësisë dhe rezultateve të sistemeve arsimore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












