Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në votimin e zhvilluar në Kuvend, Haxhiu mori 62 vota për, ndërsa 16 deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan.
Me këtë rezultat, Haxhiu siguroi mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur zyrtarisht në krye të Kuvendit të Kosovës.
Rizgjedhja e saj vjen gjatë procesit të konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës./Albinfo.ch