Kosova
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Në orën 11:00 pritet të vazhdojë seanca konstituive e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Në rendin e ditës janë dy pika: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve, përcjell albinfo.ch.
Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, pasi Kuvendi ka kaluar afatin kushtetues për konstituim. Për këtë situatë, partitë opozitare kanë kritikuar vazhdimisht Deharin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve.
Dy herë u tentua konstituimi
Në dy raste të mëparshme, deputetët janë mbledhur për konstituimin e Kuvendit, por kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte kërkuar kohë shtesë për të zhvilluar negociata lidhur me çështjen e presidentit.
Kurti kishte argumentuar se pa një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, vendi do të shkonte në zgjedhje të reja.
Ndërkohë, kanë kaluar edhe 30 ditë të tjera nga përfundimi i afatit fillestar kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Marrëveshja VV-LDK për presidentin
Vazhdimi i seancës vjen pas marrëveshjes së arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Megjithatë, gjashtë deputetë të LDK-së kanë shprehur kundërshtim ndaj këtij emri, duke bërë që aktualisht të mos jenë të sigurta votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para.
Për zgjedhjen e presidentit në rundet e para nevojiten 80 vota të deputetëve.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, zgjedhjet e reja mbeten opsioni i vetëm.
Tashmë vëmendja është te seanca e sotme dhe mundësia që partitë të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











