Lajme
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua
Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij të përhershëm nga Danimarka
Një 23-vjeçar nga Kosova është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata e Koldingut në Danimarkë, në një rast të gjerë që lidhet me trafikimin e kokainës në zonën e Grindstedit, transmeton albinfo.ch.
Sipas vendimit të gjykatës, 23-vjeçari dhe një 17-vjeçar nga Siria janë shpallur fajtorë për posedimin e përbashkët të të paktën katër kilogramëve kokainë, me qëllim shpërndarjen e saj.
Policia kishte sekuestruar rreth një kilogram kokainë, ndërsa për pjesën tjetër provat janë siguruar përmes materialeve të gjetura në telefona, përgjimeve, të dhënave nga MobilePay dhe metodave të tjera hetimore.
Gjykata e ka konsideruar 23-vjeçarin nga Kosova si personin që kishte rol drejtues në aktivitetin e trafikimit të drogës. Përveç dënimit me burg, ai është dëbuar nga Danimarka dhe ndaj tij është vendosur ndalim i përhershëm i hyrjes në vend.
Në të njëjtin rast, 17-vjeçari sirian është dënuar me 5 vjet e 9 muaj burgim, ndërsa është paralajmëruar edhe për dëbim. Një 40-vjeçar tjetër i përfshirë në çështje është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim.
23-vjeçari nga Kosova dhe 17-vjeçari janë shpallur fajtorë edhe për vepra që lidhen me dhunë, shtrëngim dhe heqje të lirisë, ndërsa kosovari është dënuar gjithashtu për sulm të rëndë ndaj një personi tjetër.
Të tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat që lidhen me trafikimin e drogës.
Vendimi nuk është përfundimtar. 23-vjeçari nga Kosova dhe 40-vjeçari kanë apeluar vendimet në Gjykatën e Lartë Perëndimore, ndërsa 17-vjeçari ka kërkuar kohë për të vendosur nëse do të ushtrojë ankesë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci Të dyshuarit, 35 dhe 37 vjeç, u kapën nga policia teksa po përpiqeshin të largoheshin nga... -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














