Lajme
Nga Kosova në Gardën Kombëtare të SHBA-së, rrëfimi i suksesit të Rona Malës
Me prejardhje nga Drenasi, Rona Mala po ndërton një rrugëtim të veçantë në SHBA, duke iu bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës dhe duke përfaqësuar me krenari rrënjët e saj kosovare.
Rona Mala, një e re me prejardhje nga Drenasi i Kosovës, po shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka përfunduar me sukses 12 javë të përgatitjes intensive ushtarake – Basic Combat Training, në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma.
Aktualisht, Mala po vazhdon Advanced Individual Training në Fort Leonard Wood, Missouri. Pas përfundimit të këtij trajnimi, ajo pritet t’u rikthehet studimeve universitare.
Arritja e saj është vlerësuar edhe në ceremoninë e diplomimit, ku Rona ishte ftuar të merrte pjesë si një prej figurave nderuese të ceremonisë. Për shkak të angazhimeve zyrtare në Kosovë, pjesëmarrja e saj nuk ishte e mundur, por kjo nuk e zbeh rëndësinë e suksesit të arritur.
Suksese edhe jashtë fushës ushtarake
Rona është dalluar edhe gjatë viteve të shkollimit. Ajo ka qenë pjesë e “Honor Roll”, ndërsa ka arritur deri në finalet e garave kombëtare të vallëzimit në SHBA.
Tashmë, zgjedhja për t’iu bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës në një moshë të re i ka dhënë një dimension të ri rrugëtimit të saj personal, akademik dhe profesional.
Historia e Ronës përbën një burim krenarie për familjen e saj, Drenasin, komunitetin shqiptar në diasporë dhe Kosovën.
Rrugëtimi i saj dëshmon se të rinjtë me origjinë nga Kosova, kudo që jetojnë, mund të arrijnë rezultate të rëndësishme përmes punës, disiplinës, përkushtimit dhe vullnetit për të sfiduar veten.
Rona Mala tashmë po vazhdon kapitullin e saj të ri në Gardën Kombëtare të Luizianës, duke mbajtur me vete edhe lidhjen me vendin prej nga rrjedhin rrënjët e saj – Kosovën./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










